Dorëhiqet nga ‘Shqiponjat’ e Vlorës ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla

Fetie Kasa, ish-kampionia e peshëngritjes është dorëhequr nga Policia e Vlorës, ku prej vitesh ishte në radhët e forcave “Shqiponja”. Dorëheqja është bërë rreth një muaj më parë dhe sipas burimeve të Report TV, e gjitha lidhet me pakënaqësitë ndaj një operacioni ku grupit të “Shqiponjave”, përfshirë Fetie Kasa, u iku nga duart Inez Hajrulla, një person me precedentë penal dhe disa miq të tij. Furgoni i Shqiponjave me 4 efektivë ka marrë urdhër për të ndjekur dhe ndaluar një makinë që ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Grupi i Fetie Kasës arritën të ndalojnë automjetin që drejtohej nga Denis Karafili në një servis pranë lagjes “Pavarësia”.

Por gjatë përpjekjes për ta hipur në furgonin e policisë Denis Karafilin, u kundërshtuan nga disa të rinj pasagjerë në automjet, përfshirë Inez Hajrullën.

Të gjithë u larguan drejt Ujit të Ftohtë tek baza e Hajrullës, lokal ‘Oslo’. Aty u desh ndërhyrja e FNSH dhe Opracionales, të cilën gjetën në lokal, armë dhe radio policie, arrestuan Denis Karafilin, por nuk mundën të gjejnë Inez Hajrullën dhe 3 të tjerët, të cilët u shpallën në kërkim nën dyshimin se janë pjesë e një grupi kriminal.

Burimet thanë se Fetie Kasa dhe efektivët e tjerë kanë pretenduar në deklarime se nuk arritën ta ndalojnë fare automjetin, duke mohuar që i dyshuari u kishte ikur nga duar, ndërkohë që oficerët e Krimeve kanë deklaruar se ka pasur konfrontim fizik mes uniformave blu dhe të rinjve që mendohet se edhe ata janë me precedent penalë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej