“Dorëzohet” Olta para Luizit? Aktorja: Zihem e grihem me atë por ai meriton fitoren

“Tomy and Jerry” i shtëpisë së Big Brother Vip, pa dyshim që janë Olta dhe Luizi. Këngëtari nuk pranon kur ka të drejtë Olta dhe aktorja nuk pranon kur ka të drejtë Luizi, duke bërë që debatet mes tyre të jenë të vazhdueshme dhe në njëfarë mënyre duke mbajtur “gjallë” atë shtëpi.

Së fundmi, teksa ishin duke biseduar në oborrin e shtëpisë, Olta për herë të parë pranoi para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej