Dosja “184”/ Prokuroria kërkon burg për Robert Agën e Hasan Hotin

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar dënimin e ish shefit të Komisariatit Robert Aga dhe ish administratorit të Lurës Hasan Hoti. Prokurori i çështjes Urim Buci ka mbyllur të gjitha hetimet duke i kërkuar gjykatës të dënojë Robert Agën me 3 vite burg të konvertuar në shërbim prove 4 vite si dhe 2 vite përjashtim nga mbajtja e funksioneve publike, për akuzën e ndikimit dhe tjetërsimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtur në vitin 2016 në Dibër.

Edhe për ish administration Hasan Hoti prokurori Urim Buci kërkoi dënimin me 2 vite burg të konvertuar me 3 vite shërbim prove si dhe 2 vite pa të drejtë mbajtje funksione publike.

Ndërkohë avokati mbrojtës i të dy të pandehurve është ka kërkuar kohë për përgatitjen e mbrojtjes ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 31 Janar.

Dosja 184 që implikonte disa zyrtarë lokal e qëndror në tjetërsimin e zgjedhjeve në Dibër nëpërmjet ndikimit të drejtëpërdrejtë tek zgjedhësit ka kaluar në disa etapa. Fillimisht ajo u nis nga prokuroria e Dibrës, më pas kaloi tek Krimet e Rënda, nga aty tek SPAK e në vitin 2020 u rikthye në Dibër.

Vetëm 4 zyrtarë përfunduan në gjykatë, ish shefi i komisariatit Robert Aga, ish administratori i Lurës Hasan Hoti, ish administratori i njësisë “Tomin” Nuri Meda dhe ish drejtori i Arsimit Drini Gjeci.

Këta dy të fundit u dënuan pak javë më parë nga Gjykata e Dibrës, Gjeci me 8 muaj burg e 120 orë punë publike dhe Meda me 8 muaj burg e 16 muaj dënim me kusht.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej