“Drejtësi për Jonadën”, nesër protestë para ministrisë së Brendshme, Berisha dhe Blushi thirrje qytetarëve: Të gjithë bashkë kundër kësaj bande hajdutësh

Ditën e nesërme më 8 gusht, do të mbahet protesta e radhës përpara ministrisë së Brendshme.

Protesta mbahet nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila u vra teksa ishte në plazh nga një skaf, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.

Në lidhje me protestën e nesërme ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,

Në rrjetet e tyre sociale, Berisha dhe Blushi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestëm teksa kanë aprovuar dhe pjesëmarrjen e tyre për të kërkuar drejtësi për vogëlushen, Jonadën.

“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre! Sb”, shkruan Berisha.

“Argëtohuni” sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe folloëersa nga Bangladeshi”, shkruan Blushi, krah një video ku tregon se komentuesit të cilët komentojnë në statuset e kryeministrit Edi Rama, janë “fake”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej