Drejtues të policisë punojnë për banda, Rama: S’ka arsye për t’u shqetësuar, dihej që në polici ka “ujë të zi”

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është pyetur nga gazetarët për zbulimet e SPAK në lidhje me drejtues të lartë të policisë së shtetit të cilët punonin për banda kriminale.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi kjo është një histori e manipuluar nga persona që kanë humbur pushtetin mbi të dhënat e TIMS.

“Për këtë të dytën nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Është një histori i manipuluar mbi njerëz që kanë humbur pushtetin mbi ata të dhëna. Nuk jam në dijeni të një deklarate të një ambasadori amerikan, sepse nuk e kemi një të tillë. Nuk e kuptoj pse i dërguari me Punë ka bërë një deklaratë të tillë.

Domethën ajo ngjarje e rëndë nuk ka ndodhur. Problem teknik i brendshëm. Sa i përket drejtuesve të policisë që punojnë për bandat, edhe në polici ka “ujë të zi”. Ka dhe luftohet çdo ditë. Mjafton të shikoni të dhënat në policinë e shtetit. Një shtet serioz kështu bëhet. Sa herë që del uji i zi, s’ka nevojë të më shikoni dhe të më dëgjoni, merreni me mend që jam duke buzëqeshur.”  tha Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej