Dritan Hila: Pas ’90 e donim Shqipërinë si Evropa, jo si Sri Lanka!

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend dhe si disa prej tyre po prekin edhe arenën ndërkombëtare. U fol lidhur me shkrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili merrte shembull protestën në Sri Lanka për të bërë një paralelizëm me vendin tonë.

Hila tha se Shqipëria dhe Sri Lanka nuk ndanin të njëjtën perspektivë pasi që pas viteve ’90 Shqipëria i ka pasur sytë nga Evropa.

“Përsa i përket perspektivës le ta bëjmë Shqipërinë si Sri Lanka, nuk më duket ndonjë perspektivë që mund të nxjerrë në shesh shqiptarët.

Shqiptarët kur u nisën në vitet ’90, u nisën që ta bënin Shqipërinë si Evropa dhe jo të devijonin rrugës si në Sri Lanka. Kjo më duket nje tentativë pak jashtë realitetit”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej