“Duhet mobilizim dhe alternativ”- Sonila Meço merr pjesë në tryezën e Berishës me shoqërinë civile: Doktor duhet të thoni troç, ku do t’i gjeni paratë që…

Gazetarja Sonila Meço, mori pjesë këtë të mërkurë në tryezën me shoqërinë civile të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Në fjalën e saj të shkurtër që ajo mbajti në takim deklaroi se për të sjellë ndryshimin duhet mobilizim dhe alternativ.

Gazetarja i kërkoi ish-kryeministrit planin që ai ka për të përballuar rritjen e çmimeve nëse një ditë vjen në pushtet.

“Momentet që flasim Anglia ka dalë në protestë, e paimagjinueshme, protestohet kundër menaxhimit të kostove të jetesës nga ana e qeverisë, në Bullgari po bie një qeveri për shkak të inflacionit.

Nuk ka përgjigje tjetër përveç mobilizimit total të të gjithëve, por në këtë mobilizim që është në sipërfaqe doktor duhet alternativa. Troç, doktor duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë që do kompesoni këtë të rritje çmimesh, do të shkoni te biznesi i madh, do rrisni taksat, çfarë do bëni doktor?

Troç duhet t’i jepni shqiptarëve alternativën. Mobilizim dhe alternativë dy rrugë ka”, tha Meço.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej