“Duket sikur” Agron Çela dhe kreu i PL në Shkodër bashkohen me PS

Partia e Lirisë ka marrë një goditje të fortë në prag të zgjedhjeve vendore.  Gatë gjithë ditës së sotme kanë qarkulluar zëra se deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Flitet se ka ikur nga partia e Metës dhe është bashkuar me PS.

Në një foto të publikuar sot duket se Agron Çela i është bashkuar frontit socialist në Shkodër. Ai është shfaqur krah Elisa Spiropalit dhe Benet Becit. Ky i fundit po përflitet si kandidat i PS në Shkodër dhe socialistët duket se kanë peshkuar te LSI për të siguruar përmbysjen në qytetin që historikisht ka qenë bastion i PD.

Pavarësisht fotos dhe lajmeve, asgjë nuk është ashtu siç duket pasi herë pas here individë të ndryshëm për tjetër parti kanë lobuar publikisht e tjetër kund i kanë orientuar votat në takime individuale./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej