Nuk u bë kot beteja e përbashkët e Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës, me prapaskena bllokimi kandidatësh për të lënë 3 vite të tjerë vasalin e tyre Arben Kraja në krye të SPAK, por dhe skenari për të caktuar një vasal tjetër, duke intimiduar anëtarët e KLP, me shpifjen e Olta Xhaçkës për shkarkimin e Ambasadores Yuri Kim.
Pas dështimit të tentativës për të mbajtur në kontrollin SPAK-un, janë këto 3 realitete:
- Ambasadorja Yuri Kim i dha vetë përgjigje tutorëve të Olta Xhaçkës, dhe po orienton e mbikëqyrë goditjet penale ndaj kupolës politike.
- Treshja Rama- Berisha- Metaj e kanë humbur aksesin në SPAK dhe janë bashkuar në heshtje e skutave, për të penguar veprimin e drejtësisë dhe për të garantuar ekzistencën në kupolën politike.
- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka filluar të përmbush detyrën pa preferenca, duke zbatuar ligjin dhe Urdhër- Dekretin e Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të çuar para drejtësisë të paprekshmit e politikës, krimit e oligarkisë.
Për të përmbushur detyrën, Altin Dumani u ka kërkuar vartësve të mos vazhdojnë skenarët e tejkalimit të afateve hetimore, për t’i pushuar me procedurë dosjet e krerëve të politikës e krimit.
Po kështu, u ka kërkuar që gjatë hetimit të dosjeve, të mos lënë jashtë hetimit asnjë provë, denoncim, kallëzim, indicie dhe asnjë politikan, familjar e ortak të tyre, të cilët rezultojnë të lidhur me aferat korruptive dhe krimet që janë në hetim.
Në zbatim të ligjit dhe rregullores së funksonimit të SPAK, Altin Dumani u ka kërkuar prokurorëve, të raportojnë me shkrim çdo fillim jave, mbi ecurinë dhe shkaqet e pengesave që mund të vonojnë hetimet e çështjeve.
Ndaj vartësve, Dumani ka dhënë këtë ultimatum: Do kërkohet pezullimi nga ILD e KLP dhe para tyre, do procedohet penalisht çdo prokuror i SPAK që nuk zbaton afatet hetimore, shpërfill provat e lë jashtë hetimit individë të përfshirë në afera krime qoftë edhe indirekt.
Zhvillim tjetër brenda SPAK, i nisur nga Altin Dumani, është verifikimi i specializuar i punës së çdo hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas dosjeve e prokurorëve përkatës, verifikim i cili do kryhet në bashkëpunim me 10 specialistë të FBI, që kanë ardhur para 3 ditësh në Tiranë.
Kujtojmë, se sipas ligjit për funksionimin e SPAK, kryetari Altin Dumani, ka filluar mbikëqyrjen “non stop” të komunikimeve telefonike e elektronike të vartësve e familjarëve të tyre, proces të cilin ish-kryetari Arben Kraja nuk e bëri, me qëllim që të mos u zbuloheshin pazaret./Pamfleti