Dy aksidente brenda pak minutash në Mamurras e Lezhë, me një bilanc prej 4 të plagosurish.
Aksident i parë ka ndodhur në aksin rrugor Laç- Mamurras. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre të rinj të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Spitenit, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar shoferja e njërit automjet. Menjëherë është bërë i mundur transportimi i saj drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas burimeve paraprake, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.