Dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e shqiptares Sibora Gagani, publikohet fotoja e 45 vjeçarit italian

Mediet italiane kanë publikuar foton e 45-vjeçarit, Marco Romeo, i cili u arrestua në Spanjë pasi dyshohet për vrasjen e partneres 28-vjeçare.

Me arrestimin e tij, është kërkuar edhe hapja e hetimeve për zhdukjen e shqiptares Sibora Gagani në qershor të 2014. Kërkesa erdhi pasi e ëma e Siborës, mori vesh se 45-vjeçari ishte arrestuar për vrasjen e partneres së tij 28-vjeçare, duke dyshuar se mund të ishte vajza e saj e zhdukur.

Autoritetet dyshojnë se 45-vjeçari italian e ka vrarë shqiptaren Sibora Gagani, por deri tani nuk ka asnjë provë për ta faktuar. Vajza e cila në atë kohë ishte 22-vjeçe, rezulton akoma e zhdukur.

Gjatë asaj periudhe, mësohet se Marco Romeo tha se Sibora ishte larguar papritur nga shtëpia pas një debati, dhe mendonte se ajo është kthyer në Itali. Nëna e saj ka dalë në disa emisione televizive në Itali në kërkim të vajzës së saj.

Ndërkohë për arrestimin e 45-vjeçarit ka reaguar edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. “Nuk është një episod tjetër. Është një grua më pak. Një viktimë e dhunës mashkullore”, shkroi ai në Twitter.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej