Është kapur dhe vënë në pranga 49- vjeçari Merenglen Cani me qëllim ekstradimi pasi ishte shkallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje dhe organizime të grupeve narotrafikimi.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit:
– M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.