E bujshme në Rusi, zyrtarët kërkojnë dorëheqjen e Putinit: Kreu tradhti të lartë

Këshilltarët komunalë të 18 rretheve të Moskës dhe Shën Petersburgut i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin të japë dorëheqjen. Apeli u publikua nga këshilltarja komunale e rrethit Semyonovsky të Shën Petersburgut, Ksenia Tortsyom.

“Ne, këshilltarët komunalë të Rusisë, konsiderojmë se veprimet e presidentit Vladimir Putin dëmtojnë të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në apel.

Javën e kaluar, këshilli bashkiak i Smolninskoye në Shën Petersburg me vendimin e tij u kërkoi deputetëve të Dumës së Shtetit (dhoma e ulët) të ngrinin akuzën e tradhtisë së lartë kundër Presidentit rus Vladimir Putin për shpalljen e luftës kundër Ukrainës dhe për këtë arsye ai duhej të largohej nga detyrat e tij. Pro votuan shtatë këshilltarë bashkiakë, ndërsa tre abstenuan.

Të nesërmen, më 9 shtator, këshilltarët që nënshkruan peticionin u thirrën në komisariat, ku u proceduan penalisht për “shpifje” ndaj ushtrisë ruse, sipas medias opozitare ruse, novayagazeta.eu.

Në të njëjtën ditë, më 9 shtator, në faqen zyrtare të këshillit të qytetit të rrethit Lomonosov të Moskës, u publikua një apel i këshilltarëve të qytetit drejtuar Presidentit Putin që i kërkonte të jepte dorëheqjen. Në apelin e tyre këshilltarët bashkiakë deklaruan se për mirëqenien e vendit duhet të ndryshojë pushteti dhe theksuan se pas mandatit të dytë të presidentit rus “gjithçka shkoi mbrapsht”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej