E fundit/ Alarm për bombë në makinën e politikanit të njohur

Policia italiane çaktivizoi një bombë të vendosur poshtë makinës së një politikani në Romë, një incident ky shumë serioz sipas kryebashkiakes Virginia Raggi .

Forcat xheniere u thirrën në vendngjarje pasi në makinë ishin diktuar disa tela të dyshimtë. Menjëherë u bllokua rruga ku ndodhej automjeti, derisa ekspertët arritën ta çaktivizonin bombën që shkaktoi jo pak frikë.

Makina e shënjestruar ishte ajo e Marco Doria, president i grupit të punës të ngarkuar me  ruajtjen dhe zhvillimin e parqeve e vila historike në kryeqendrën e Italisë.

Doria ishte vendosur tashmë nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kishte marrë, e që lidheshin me denoncimet që ai i kishte bërë ndërhyrjeve të paligjshme në ndërtesa historike si dhe dëmtimit të statujave e shatërvanëve të qytetit.

Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim dhe thonë se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej