“E kam babin prokuror, ta q* nënën”/ Shteti vihen në lëvizje për të renë shqiptare që për pak sa nuk shtypi kalimtaren me fëmijën e mitur në rrugë. Reagon zëdhënësja e Prokurorisë

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë që po ecte në rrugë bashkë me fëmijën e mitur. E njëjta i kërkon kalimtares të largohet nga rruga, duke i thënë se e ka babain prokuror.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka deklaruar se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj për Express.

Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.

Ndryshe, në videon e publikuar, shoferja dëgjohet duke e sharë kalimtaren, pasi kjo e fundit i kërkon që t’i kërkojë falje.

“Po ma thirr Policinë a? Babin e kom prokuror, ta q** nanën. Ma mirë e ki me ec se po ta q** nanën”, dëgjohet ajo duke thënë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej