“E keqja shfaqet para nesh”, Rama shënjestron Metën dhe Berishën

Kryeministri Edi Rama edhe në takimin e mbajtur në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, shënjestroi kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.

Rama nënvizoi se e keqja dhe e shkuara, rishfaqet edhe sot në forma të ndryshme, ndërkohë që po kërkohet të bëhet drejtësi.

Ai nënvizoi se po kërkohet të bëhet rezitencë ndaj ndryshimit.

“Pa zërin e SHBA-së, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa mbështetjen e SHBA-së Shqipëria nuk do ishte në gjendje të përballej më të keqen dhe të shkuarën, e cila vazhdon të jetë pjesë e përpjekjes sonë të përditshme, e cila vazhdon të rishfaqet para nesh në forma nga më të ndryshmet, që nga rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezitenca ndaj krijimit të kushteve që në këtë vend të ketë drejtësi të drejtë për të gjithë, deri tek hijet e të shkuarës më të errët komuniste, që ne mendojmë se i ka tretuar e kaluara por na dalin përpara”, u shpreh kreu i qeverisë, ndërkohë që në takim ishte i pranishëm edhe Ilir Meta.

Gjatë javëve të fundit ka pasur përplasje, replika dhe akuza mes maxhoranës dhe opozitës. Partia e Lirisë ka nisur aksionin opozitar, ku qeveria akuzohet për korrupsion dhe mashtrim.

Në të njëjtën linjë është edhe Partia Demokratike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej