Një 41-vjeçare në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pasi ka kërcënuar një mjeke te Spitali Psikiatrik nr.5 .
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja A.Ç, e cila pasi ka kërcënuar mjeken i ka thyer dhe telefonin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetases A. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te Spitali Psikiatrik Nr. 5, ka kanosur një mjeke dhe i ka thyer telefonin asaj.”- njofton policia.