E kishin shpallur të humbur, nëna mëson “LIVE” vdekjen e 22-vjeçares, ndodhej prej shkurtit në morgun e Durrësit

Brisilda Nexhipi, vajza 22-vjeçare e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj, ka ndërruar jetë.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga morgu i Durrësit, aty ku trupi i të resë ndohhej që prej datës 14 shkurt të këtij viti.

Ajo është përplasur për vdekje më 14 shkurt nga një automjet në zonën e Fllakës në Durrës.

Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin “Pa Gjurmë” një person lajmëroi dhe tha se 22-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Personi që lajmëroi kishte bërë lidhjen me tatuazhin që Brisilda mbante në dorë, ku kishte shkruar emrin e djalit të saj 5-vjeçar, “Rafaelo”. Më pas ky lajm u konfirmua edhe nga morgu i Durrësit.

Zhdukja e Brisilda Nexhipit

Brisilda Nexhipi, me pseudonimin “Coco” mbërriti në Shqipëri më 22 dhjetor të vitit 2022, gjurmët e fundit të së cilës u verifikuan nga sistemi TIMS. Ajo la  djalin 5 vjeç tek e ëma në Francë dhe vetë u largua fillimisht në Arezzo të Italisë e më pas kishte mbërritur në aeroportin Rinasit. Telefonata e saj e fundit me të ëmën ishte 21 nëntor 2022 ora 17:47 minuta. Komunikimi në messenger ishte i vakët, thuajse pa asnjë informacion sqarues.

Ndërkohë, Coco ndërkohë ishte aktive në Tik Tok. Videon e fundit të saj e postoi më 15:12.2022, datë në të cilën ajo nuk kishte mbërritur në Shqipëri.

Më 20 mars të vitit 2023 nëna e saj Merita nga Franca e denoncoi zhdukjen e saj në emisionin ’Pa Gjurmë’, ku pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte ndërruar jetë në aksidentin rrugor të ndodhur në Durrës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej