“E merrje Lulin prej dore dhe e gjezdisje”, Spiropali “thumbon” Berishën, të dy nuk mbajnë të qeshurat në Kuvend

Përveç depateve të ashpëra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, seanca e sotme plenare ështe shoqëruar dhe me të qeshura.

Ka qenë ministrja Elisa Spiropali ajo e cila teksa ishte duke thumbuar Sali Berishën, në lidhje me ish-kreun e PD, Lulzim Bashën, nuk mbajti dot të qeshurat, si rrjedhojë as ish-kryeministri.

Spiropali i’ u drejtua Berishës duke i thënë se Basha ishte “djali i preferuar” të cilin “dorë për dore” e “gjezdiste” kudo.

“Se atëhere Lulin e çoje lart e poshtë. Përmendi këtu Gedafin. Por te Gedafi e çove djalin e preferuar Sali, e ule te ato lëkundset. Se atëhere Lulin e çoje lart e poshtë e kishe si djalin e preferuar se helbete i gjatë, flokët e lyera, kthyer mënjanë dhe e gjezdisje, deri te Gedafi e ke çuar. Por mos na i sill më këtu se muhabet i vjetër që kur iku Luli dhe ju të gjithë ska më as Gedaf as sjellje gedafore, as diktat”, tha Spiropali.

Gjithashtu ministrja gjatë fjalës së saj theksoi dhe ndihmën që qeveria po u jep shqiptarëve në këtë kohë krizë. Ajo u shpreh se Partia Socialiste nuk i ka lënë asnjë moment qytetarët vetëm dhe ka përballuar të gjitha sfidat të cilat kanë ardhur njëra pas tjetrës.

Pjesë nga fjala e ministres:

Do e stolisni ju protestën e katranti që sapo foli? Meqë ju jeni një njohës shumë i mirë i gjuhës se shumë kush nga këta që janë ulur këtu. Nëse ka një stoli të cilës i është rënë në qafë në këtë Kuvend ajo është fjala e gjuhës shqipe. Të erur nga inat dhe të çartur nga mllefi se sa më shumë përparojnë në luftën e tyre të brendshme aq më shumë i largohen pushtetit që ëndërrojnë për të bërë këto gjëra që permendin sot në Kuvend. Ju duket sikur të gjitha gjërrat që i kanë bërë vetë dhe do i bënin vetë i bëjmë ne të tërë.

Nuk ka krim më të mëadh se ta kthesh sallën e Kuvendit të Shqipërisë në një arenë të tillë të shpërdorimit të gjuhës shipe. Sot është dita Kombëtare e paletarizmit ne sot duhet të diskutonim me gjuhën që na takon si deputet, po çtë bëjmë ne që ju jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi të mbyt.

Sa më shumë kapeni ju pas flokëve të tij, ndërkohë për qytetarët jemi ne këtu që përgjigjemi dhe nuk i kemi lënë asnjëhere vetëm . As në ditë të bardha dhe as në ditë të zeza, as kur ra tërmeti, as në kohën e krizës, asnjë ditë nuk i kemi lënë vetëm. Ju nuk merreni me qytetarët ju doni të nxisni turmat për të shpëtuar Saliun.

Ne që ditën e parë jemi përballur me krizat, së pari me rindërtimin duke realizuar në terren projektin më të madh social prodhuar nga ky vend, shtëpi falas, apartament, shkolla për mijëra qytetarë. Vijojmë me pandeminë ku jo vetëm të gjithë mjekët, por edhe ne si deputetë , qeveria me një paketë ka përballur një nga sifdat më të rrezikshem të shëndetësise për mbarë globin dhe e kemi përballuar me dinjtiet, por këtë nuk mund tja u mohoni qeverisë shqiptare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej