E papritur, banori i “BB” rezulton pozitiv me HIV-AIDS

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik. Gjatë Prime-it të së premtes, Alaudin Hamiti lajmëroi se gjendja e tij është e mirë, por rrugëtimi i tij përfundonte aty sipas rregullave të “Big Brother”. Banorët u shfaqën shumë të mërzitur, madje edhe të përlotur, teksa i dhanë mesazhe mbështetëse.

Së fundmi, bëhet me dije sipas mediave të Kosovës se Karrica ka dalë pozitiv me Hiv-Aids. Burime për “Indeksonline” bëjnë me dije se ai është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke mos dhënë më tepër detaje.

Më herët për gjendjen e tij, vëllai i madh i njoftoi edhe banorët përmes një zarfi të dërguar brenda në shtëpisë.

“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do vëllai i madh”, ka qenë njoftimi që iu është dërguar banorëve.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej