E rëndë në Tiranë: 29-vjeçari tenton vetëvrasjen me litar por shpëtohet nga familjarët, më pas hidhet nga çatia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e “Qytetit Studenti” në Tiranë, ku një 29-vjeçar ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet H.L ka tentuar fillimisht të vetëvaret në litar, por është shpëtuar nga familjarët. Më pas ai është ngjitur në katin e dytë të banesës së tij dhe është hedhur.

Si pasojë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej