Një 67 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Mësohet se shtetasi me inicialet S.Ç ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.
Fatkeqësisht, Policia e Tiranës njofton se për shkak të dëmtimeve në kokë, ky shtetas ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda” dhe atje ndodhet dhe grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.