E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 35 vjeçari në rrugë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një 35 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Niko Avrami”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punnon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së të riut.

“Më datë 06.03.2023, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 35 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej