Një person është vetëvrarë me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, ku shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.