Një turist 37-vjeçar nga Polonia ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.
R.J kishte mbërritur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Disa minuta më pas ai ka ndërruar jetë.
Shkak për vdekjen e turistit dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.