Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në spitalin e PRishtinës, ku një paciente është hedhur nga dritarja dhe si pasojë ka ndëruar jetë.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në klinikës QKUK në Prishtinë, ku një paciente është hedhur nga dritarja dhe si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ka humbur jetën.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një paciente është hedhur nga dritarja e klinikës.
Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.”, njofton SHSKUK.