E rëndë/ Vajza 17 vjeçare e ministrit gjendet e masakruar me thikë

Një adoleshente 17-vjeçare është gjetur e masakruar në Moskë.

Bëhet fjalë për Eva Sibatullina, e cila u gjet e mbuluar nga gjaku nga babai i saj, teksa në trup kishte 10 plagë të thella të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Autori i ngjarjes së rëndë është i dashuri i vajzës, 17-vjeçari Kirill Yurchikov, ndërsa kapja e tij u bë vetëm pasi i ati i djalit e dërgoi të birin vetë në komisariat duke e detyruar të pranonte krimin.

Eva e ndjerë ishte e bija e Marat Sibatulin, ministër rajonal i ndërtimit të rajonit pranë Moskës.

Eva studionte në liceun ekonomik Plekhanov dhe kishte qenë me dy shokë kur kishte ardhur i dashuri i saj. Më pas ajo kishte qëndruar vetëm me të dyshuarin dhe mes tyre nga pasur një konflikt që degradoi deri në krimin makabre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej