E shfrytëzoi si prostitutë dhe i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë, zbardhet krimi në Durrës, arrestohet i riu

Një episod kriminal, i denjë për një film thrriller ka ndodhur në Durrës. Një 30-vjeçare nga Greqia është shfrytëzuar si prostitutë nga 28-vjeçari, F. Papagiannis, i cili më pas i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë.

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një prej autorëve të dhunës dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u kap në PKK Kapshticë, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi 28-vjeçari nga Greqia F.Papagiannis, që kishte shfrytëzuar këtë 30-vjeçare, për prostitucion.

28-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë, gjithashtu organizator i kësaj vjedhjeje me dhunë.

Si rezultat i hetimeve të kryera për kallëzimin e një 30-vjeçareje të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, më datë 29.08.2023, në kuadër të operacionit “Indicia”, se në banesën ku ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme, 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. D., 23 vjeç, banues në Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas, të organizuar nga shtetasi F. Papagiannis (që shfrytëzonte 30-vjeçaren, për prostitucion), i kanë vjedhur 30-vjeçares, me dhunë, në banesë, 3000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej