Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tepelenë ditën e djeshme, ku një mësues është dhunuar barbarisht.
Bëhet me dije se mësuesi i edukimit fizik, Kleanth Laç 59 vjeç është dhunuar barbarisht nga disa persona, ende të paidentifkuar.
Mësuesi i 9-vjeçares është thirrur nga tre persona për një sqarim, nga të cilët më pas është dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra janë kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.
59-vjeçari ndodhet në spitalin e Gjirokrastrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kiurgjikale, ndërsa policia është në kërkim të autorëve.