E trishtë: Në moshën 30 vjeçare, humb jetën infermierja

Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferin.

Ata shprehin keqardhje për infermieren duke i ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e saj nga jeta.

Postimi:

Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi.

Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej