Hetimi i SPAK për aferën e pajisjeve kirurgjikale, përveç vjedhjes afro 70 milionë Euro me falsifikim të kostos, ka zbuluar edhe favorizimin që Ilir Beqja i ka bërë koncesionarëve Ilir Rrapaj e Umbro Staccini, duke u dhënë mjediset mjekësore falas dhe miliona lekë në vit energji e ujë të paguara nga Ministria e Shëndetësisë.
Por sipas dokumenteve zyrtare, rezulton se të njëjtin favorizim financiar me pasuritë publike, ose më saktë vjedhje të organizuar, ish-ministri Ilir Beqja ia ka mundësuar dhe Vilma Nushit me koncesionin “Check-up”.
Sipas Kontratës Nr. 30821/20, datë 7 janar 2015 të firmosur nga Ilir Beqja, thuhet se për koncesionin e kontrollit mjekësor, janë vënë në dispozicion pa pagesë qiraje, mjediset e kompletuara që “3P Life Logistic” e PPP “Check-up”, do përzgjedh në spitalet, klinikat dhe qendrat shëndetësore të çdo qendre banimi të Shqipërisë.
Duke përfituar nga ky favorizim, Vilma Nushi ka uzurpuar 317 mjedise mjekësore shtetërore falas në spitalet, klinikat, ambulancat e qendrat shëndetësore të zonave, për të cilat prej 8 vitesh nuk paguan qira, paçka se bënë biznes privat 11 milionë Euro në vit me taksat publike.
Madje, përveçse nuk paguan as 1 qindarkë qira; në një nga pikat e kontratës, Ilir Beqja i njeh Vilma Nushit edhe këtë të drejtë: – Nëse qendrat shëndetësore shtetërore krijojnë pengesa të çdo lloji në qendrat shëndetësore, ministria detyrohet t’i paguajë Vilma Nushit, dëmshpërblim financiar në vlerën që e cakton vetë Vilma.
Përveç mjediseve mjekësore falas, kompania private e “Check-up”, prej 8 vitesh nuk paguan as energji elektrike e ujë, por i paguan Ministria e Shëndetësisë, duke u kaluar si fond shpenzimesh qendrave shëndetësore, madje gjatë viteve 2016-2012, ministria ka paguar dhe rikonstruksionin e mjediseve ku bën biznes Vilma Nushi.
Në favoret e tjera, përfshihet dhe përdorimi i mjekëve e infermierëve të shtetit, për të kryer “Check-up”; madje, u është lënë detyrë të plotësojnë numrin e kontrolleve mjekësore që u ka caktuar Vilma Nushi.
Ndryshe, Drejtorët e Shëndetësisë në prefektura, i paralajmërojnë me largim nga puna dhe gjobitje, sa vlera e numrit të munguar të Check-up, që është 15 mijë e 370 lekë të vjetra për 1 person, të cilat mjekëve e infermierëve u mbahen në pagë.
Siç shihet, krye hajduti Ilir Beqja, të cilin nuk ka këllqe ta prek as SPAK-u, ka përdorur të njëjtën skemë vjedhje e favorizimesh me asetet publike, tamam si me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, madje koncesionin e “Check-up” e ka përjashtuar nga taksat e tatim-fitimi./Pamfleti