Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nisen me “Air Albania” drejt Kievit, do takohen me Zelensky-n

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë nisur pak çaste më parë drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë dy fotografi nga aeroporti i Rinasit, teksa ka ngjitur shkallët e avionit “Air Albania” së bashku me Abazoviç.

Dy kryeministrat shqiptarë do të takohen në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama në Facebook.

Plani i Abazoviç ishte që ta vizitonte Kievin me të gjithë liderat e Ballkanit Perëndimor, në shenjë mesazhi mbështetjeje për Ukrainën dhe orientimin pro-perëndimor të rajonit.

Por duket se një vizitë e tillë ka qenë e paimagjinueshme nga aleati i Kremlinit, Aleksandar Vuçiq dhe kolegët e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ftesën e ka refuzuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej