Edi Rama jep lajmin: Do ndërtojmë bazë të NATO-s në Durrës! Projekti ynë ngjalli interes në Bruksel

Kryeministri Edi Rama është shprehur pak më parë se një bazë ushtarake e NATO-s do të ndërtohet në Portin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos. Në një konferencë me gazetarët, ai ka thënë se projekti ka ngjallur interes në Bruksel.

Rama bëri të ditur se së shpejti ai vetë ose një delegacion nga qeveria shqiptare do të shkojnë përsëri në Bruksel, për të detajuar këtë propozim. Pjesa komerciale do të financohet nga shteti shqiptar, kurse ajo ushtarake do jetë me bashkëfinancim.

“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake.

Së shpejti do bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin e eksperteve tanë dhe aleancës për të parashtruar projektin ën detaje dhe për të vijuar diskutimet.

NATO ka hyrë në një fazë të re. Po ndërtohet bazë taktike e NATO- në Kuçovë, është financim i huaj ndërkohë sa i përket portit ne natyrisht që do financojmë vetë gjithë pjesën komerciale dhe e kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Do jetë një vlerë strategjik

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej