Edi Rama ‘kap’ 78 deputetë, paralajmëron rebelët në PS: S’më duhet Vlora, por fitorja në Shkodër!

Sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen me Agron Çelën në krah të Edi Ramës, i cili e ka konsideruar si një “trofe” lufte.

Natyrisht ka pasur edhe simbolikën e vet për shkak të betejës së Shkodrës, ku mazhoranca ka vendosur objektiv të fortë fitoren në bashkinë e Shkodrës, ku Edi Rama, madje ka qenë i prerë: Jam gati të humb Vlorën e Sarandën e të fitojmë Shkodrën, është strategjike!

Çfarë po ndodh në Partinë Socialiste realisht?

Sot në hapjen e sezonit të ri të Parlamentit, PS e Edi Ramës ka 78 deputetë, por natyrisht nuk i ka të gjithë nëse një pjesë e tyre si Erion Braçe, apo të tjerë dalin në kokë të vet.

Edi Rama, u ka bërë të ditur deputetëve të PS-së se nuk do të tolerohet asnjë deviacion, pasi kërkon që mazhoranca të arrijë numrin e 84 deputetëve për të ndryshuar Kodin Zgjedhor që të largojë përfundimisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, përprara zgjedhjeve të 14 majit me ligj.

“Ata mund ta fitojnë me gjykatë, por ne duhet të tregojmë vullnetin tonë me ligj.”

Rama duket se kërkon që Sali Berishën dhe Ilir Metën t’i ndalojë për t’u futur në Kuvend, qoftë duke përdorur ligjin e spiunëve, qoftë, duke ndryshuar ligjin e dekriminalizimit.

Mësohet se deputetëve u ka bërë të ditur se kush voton kundër, konsiderohet në një linjë me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Edhe pse nuk i ka përmendur me emra, janë sulmuar ashpër Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, por edhe kreu i bashkisë së Tiranës, për lidhje me segmente të partisë së Ilir Metës.

Rama ka paralajmëruar socialistët se kush nuk i përgjigjet qoftë edhe një thirrjeje të grupit do të quhet jashtë. “I kemi marrë masat për të mbijetuar, siç ka ndodhur gjithmonë. PS tani nuk luan për mbijetesë si në vitin 2016, po për të çuar përpara projektet për të cilat na kanë votuar. Kush na pret rrugën, është kundër nesh, sado të përdorë një fjalor me metafora të majta”, ka thënë Rama.

I cili ka bërë një plan perfid për të marrë në dorë jo vetëm të majtën e vendit, por dhe të djathtën, ç’ka është një rrezik gjigand.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej