“Efektet e skandalit McGonigal”- avokati: Si ra çmimi i apartamenteve në Portin e Durrësit

Avokati Besart Logu bëri me dije se skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, në dosjen e të cilit përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama, ka dhënë efektet e para dhe në investimet që po bëhen në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se një ditë pas publikimit të çështjes çmimet e apartamenteve në Portin e Durrësit, ranë nga 110 mijë euro në 105 mijë.

“Një ditë pas publikimit të skandalit të agjentit të FBI-së, çmimet e apartamenteve në Portin e Durrësit ranë nga 110 mijë euro në 105 mijë euro. 5 mijë euro ulje direkte.  Nëse ndaj kryeministrit nisin hetimet vendi nuk ofron  shumë siguri.

Çështja Charles McGonigal sapo ka filluar të japë efektet e para”– tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej