“Ejani se e vrava!”/ 48-vjeçari rreh nënën e tij për vdekje dhe telefonon policinë

E rëndë në Itali. Një 48-vjeçar ka vrarë nënën e tij në Itali dhe ka njoftuar karabinierët. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Subbiano, në provincën e Arezzo-s. 48-vjeçari, i varur nga lëndët narkotike është zënë me të ëmën, 85 vjeçe dhe e ka dhunuar atë për vdekje. Më pas, ka marrë në telefon policinë dhe i ka lajmëruar për krimin e rëndë.

“Kam vrarë nënën time, ejani,”- kështu është shprehur në telefon me karabinierët autori i krimit.

Në vendngjarje ka shkuar prokurorja publike kujdestare Françeska Eva, kolonel Claudio Rubertà, komandant provincial i karabinierëve dhe major Silvia Gobbini, e cila drejton Arezzon.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej