Ekzekutimi i Brilant Martinaj dhe dy shokëve, Prokuroria kërkon të pyesë nipin e deputetit Rrahman Rraja dhe Endrit Doklen

Prokuroria e Krujës kërkon marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të varrë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Janë disa persona të shpallur në kërkim dhe disa të tjerë që kërkohet të merren në pyetje, si persona që mund të kenë dorë në këtë atentat, apo persona që kanë pasur konflikte të hapura me familjet e tre viktimave.

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se mes emrave që kërkon organi i akuzës të pyeten janë Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, dhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja.

Gjithashtu, organi i akuzës kërkon marrjen në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima dhe të shtetasve Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati. Grupi hetimor ka mbledhur prova të shumta në vendngjarje, dy aparate celularë pjesërisht të djegur dhe më shumë se 60 orë filmime të kamerave të sigurisë.

Paraprakisht, grupi hetimit dyshon se autorët kanë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën. Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, që Martinaj, Hoxha dhe Vata të mos kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Shoferi Besmir Hoxha dhe pasagjeri i parë, Brilant Martinaj ndërruan jetë në vend. I treti, Diklen Vata që qëndronte në sediljen e pasme u plagos por mundi të dilte nga “Volkswagen Passati” dhe të bënte disa metra. Autorët e kanë parë dhe i kanë shkuar pas, duke e qëlluar përsëri derisa e lanë të vdekur krah karrexhatës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej