Ekzekutoi gruan në sy të së bijës, piloti grek merr propozimin që nuk e kishte menduar kurrë…

Më 11 maj, 2021, 32-vjeçari Babis Anagnostopulos, me profesion pilot vrau gruan e tij 20-vjeçare Caroline Crouch në gjumë në sy të foshnjës së tyre dhe për një muaj rresht mashtroi policinë duke thënë se kishin rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tyre.

Autori i ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, një vit më parë, u dënua me burg të përjetshëm dhe 11 vite e gjashtë muaj shtesë burg për vrasjes e Caroline, vrasjen e qenit dhe dy vepra të tjera penale dëshmi e rreme dhe denoncim i rremë. Avokati i tij ka deklaruar së fundmi se kompani të ndryshme filmike kanë kërkuar që të bëjnë një film për jetën e tij.

“As një apo dy propozime, nga media greke apo e huaj, në nivel Netflix, producentë të huaj apo producentë nga Evropa. Natyrisht, duhet të jetë me pëlqimin e klientit tim nëse ata duan që të bëhet vërtet diçka e vlefshme. Ata shprehën dëshirën për t’i dhënë të drejta diçkaje të gatshme ose për t’u dhënë më shumë informacion se sa dihet“, tha avokati.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej