Eleminimi i Ervis Martinajt: Lobimi i Fidelit për bastet si lobimi i Koços për hashashin

Famëkeqi Fidel Ylli si trafikant “veteran”, mjeshtri i grabitjes së tokave në Vlorë e Karaburun dhe ndërtuesi i kullave pa leje e mbi troje të vjedhura, pa paguar asnjë taksë e detyrim tatimor, po përdoret nga Edi Rama, si gjoja “lobues sportiv” për të ri-hapur bastet online.

Ky ka qenë në kryeministri dhe prej andej ka dalë me një dosje për te ministrja Delina Ibrahimaj, ku sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, ka çuar disa dokumente të reja për ligjin e basteve, duke i zëvendësuar disa paragrafë ekzistues.

Lind pyetja, se përse kryeministri Rama nuk ia dha vetë, me Agaçin apo me Fugën këto dokumente ministres së Financave, por ia dërgoi me Fidelin?

Sepse privatisht, Babloku ka ngarkuar Fidelin për të bërë gjoja lobim bindës në qeveri e parlament, si “nismëtar për ri-kthimin e biznesit të basteve sportive”, prandaj aktron sikur propozimet i harton dhe i paraqet vetë Fideli në ministri, kryeministri e parlament.

Por është skemë e Edi Ramës dhe e mafies së bixhozit, për të rikthyer bastet on-line, nëpërmjet lobimit të Fidelit, tamam si skema për legalizimin e hashashit, nëpërmjet lobimit që Babloku bëri me Koço Kokëdhimën, apo siç bëri edhe para 1 viti me gjoja këshillimin popullor për kanabisin e amnistinë fiskale.

Sipas informacionit, Fideli ka dërguar në Ministrinë e Financave, variantin e skemës në grup oligopol të mbyllur, duke lejuar të marrin licencë bastesh online, vetëm 3 kompani të mëdha dhe 4 filiale të tyre, që kanë pasur aktivitet bastesh deri më 3 janar 2019 kur ato u mbyllën me ligj. Tashmë është e qartë si drita e diellit që bastet u mbyllën jo si një masë për të luftuar deformimin social por si një masë për ti hapur rrugën dobësimit dhe eleminimit të Ervis Martinajt.

Ndërsa ndryshimi tjetër, që Fideli mori në zyrën e Bablokut dhe ia çoi ministres Ibrahimaj, lidhet me të drejtën që 7 subjektet që do licencohen, të kenë ortakëri të njeri-tjetri për aktivitetin e basteve, dhe për të gjithë mund të njihet kapitali fillestar i njërit prej tyre.

Që do të thotë, se biznesi i basteve do merret nga Fidel Ylli bashkë me ndërtuesin e kullës te Sahati i Tiranës, Dajlan Avdia, mik i Edi Ramës, i cili deri tani ka marrë 7 leje ndërtimi kullash në qendër të Tiranës.

Po kështu, pjesë do jetë rrjeti i tyre “BET 07”, të cilin ortakët Fidel Ylli e Dajlan Avdia ia shitën fiktivisht njeri-tjetrit për të pastruar 70 milionë USD, ndërsa më pas u bashkuan në biznese bankare, ndërtime e grabitje e shit-blerje tokash në Vlorë.

Grupi tjetër, që do marrë 1 nga pjesët e monopolit të basteve online, është firma “Bast Arena” njohur si “Balena Blu” me  qendër në Durrës, ku aksionierë në “hije” janë Olsi Rama e Gaz Demi; ndërsa aksionerë në QKB, janë turqit Suleyman Cihan, Ibrahim Aktas e Ozan Isgordu, të cilët figurojnë punonjës në bizneset e dhëndrit të  Erdogan./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej