Emrat/ Si u kthye burgu i Durrësit në burgun e “Rilindjes”

Në burgjet e tjerë janë 184 hajdutë të qeverisë, por do futen dhe zyrtarë, vrasës e trafikantë në arrati e në kërkim, të lidhur me Bablokun, Agaçin, Ballukun, Ballën, Ruçin, Olsin e Xhaçkën, të cilët një ditë do bëhen “banorë” të burgjeve, paçka se Babloku po pengon arrestimin e tyre…

Qeveria “rilindja” është ndarë në 4 pjesë: – Një pjesë është në detyrë; një është në arrati e në kërkim; një ka dalë nga burgjet e merret me biznese; një është në burg, ndërsa në krye të tyre është Edi Rama që i përdori e u ktheu shpinën, me justifikimin prej të pabesi: “Kanë ngrënë dardha pas shpinës time”.

Nuk dihet nëse është rastësi, por edhe në burg, emrat kryesor të qeverisë të njohur si miq dhe “yje” të preferuar e të përdorur prej Bablokut sa ishin në poste, janë grupuar si degë PS në burgun e Durrësit, i cili mund të quhet pa mëdyshje “Burgu Rilindja”.

Në burgun e Durrësit janë “strehuar” ish-ministri Lefter Koka; ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit e deputet i PS, Alqi Bllako; ish-krye bashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako; ish-Kryetari i Bashkisë-Kukës, Safet Gjici; ish-Kryetari i Bashkië Bulqizë, Lefter Alla; biznesmeni i landfilleve Arben Dervishi, dhe për të prishur “syrin e keq”, mes tyre është dërguar edhe Fredi Beleri i Saliut, Ilirit e Micotaqisit.

Fakti që në burgun “Rilindja” të Durrësit, ka nisur të përshtaten dhoma dyshe e treshe, është sinjal se atje mund të çohet Zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj; biznesmeni Ilir Rrapaj i koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, por edhe vetë Ilir Beqja që ia dha.

Do shkojnë dhe drejtues të tjerë të pushtetit, që kanë “ngrënë dardha” pas shpinës së Bablokut te koncesionet e landfilleve, pajisjeve kirurgjikale, laboratorëve mjekësor, në AZHBR, KESH, OSHEE, OST, pronat e ushtrisë, tokat për investime strategjike dhe hajdutët e pasurive me “Kontrata 1 Euro” si Luci i peshkut, Dulaku etj., etj.

Siç duket, Burgu i Durrësit me 310 vende, do bëhet seli e zyrtarëve të qeverisë e të PS, mbasi janë gati për pranga dhe 6 krye bashkiakë e ish-krye bashkiakë, 4 ministra në detyrë e ish-ministra e të tjerë personalitete.

Por dhe drejtorë qendror të shkarkuar së fundi nga Belinda; ish-zyrtarë trafikantë e të lidhur me qeverinë e grupe kriminale, si Viktor Çervanaku i kokainës në Frakull të Fierit, Oltion Bistri e Ardrit Hasanbega të policisë, investitori strategjik Pëllumb Gjoka i Velipojës etj.

Po bëhen gati, qeli për personat në kërkim: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Arenc Myrtezanin e Ritvan Bodes; Amant Josifin e Olsi Ramës e Olta Xhaçkës; Trifon Muratajn e “Bana King” që financon PS-në, “TV-Klan” e “Top Channel” dhe për  Florenc Çapjan e Talo Çelën të Taulant Ballës.

Një degë e PS është dhe në Burgun e Grave, ku janë zyrtaret e larta të qeverisë: ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro me vartësen e saj Laureta Shteto; ish-drejtoresha e Ministrisë së Financave, Alda Klosi dhe 13 zyrtare të tjera, të arrestuara për korrupsion me tenderët e pastrim parash.

Në burgjet e tjerë janë 184 hajdutë të qeverisë, por do futen dhe zyrtarë, vrasës e trafikantë në arrati e në kërkim, të lidhur me Bablokun, Agaçin, Ballukun, Ballën, Ruçin, Olsin e Xhaçkën, të cilët një ditë do bëhen “banorë” të burgjeve, paçka se Babloku po e pengon me sa mundet arrestimin e tyre.

Të shohim se në cilin burg do mblidhen udhëheqësit, vartësit, familjarët, biznesmenët dhe trafikantët e PD-LSI, prangat e të cilëve janë bërë gati./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej