EMRAT/ Të fortët e Durrësit në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit

GJKKO ka lëshuar 5 urdhër arreste me kërkesë të SPAK. Ende nuk ka një njoftim për operacionin, por burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar për emra njohur të botës së krimit, Ata janë Akil Nerjaku, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka.

Këta persona dyshohet të kenë lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Urdhër arrestet u lëshuan pas operacionit ditën e djeshme në banesën e Ramazan Rrajës, i cili është shpallur në kërkim për të njëjtën çështje. Në shtëpinë e Ramazan Rrajës u gjet xhaxhai i tij, Rrahman Rraja i cili është edhe deputet i Partisë Socialiste.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej