Energjinë ku ta KESH, o Bela!

Disa pyetje të thjeshta për ministreshën e krimit…

Sa e thellë dhe e ndërlikuar është formula e propagandës së vendeve autokrate! Diku në bodrumet e Kryeministrisë, përveç mendjeve diabolike shqiptare, me siguri duhet të jetë dikush nga vendet më të famshme totalitare sepse është e vështirë të besosh që bijtë e Enverit janë kaq të zotë të zbatojnë, pikë për pikë, e madje shumë më mirë mësimet e tij. Ato leksionet e famshme që përfundojnë duke i paralizuar nervin e reagimit një populli të tërë.

Sepse ja p.sh., dje një nga konkubinat e preferuara të Edi Ramës – ajo për të cilën ju kemi folur edhe herë të tjera, që del e bën si e ndershme, por vetë fle çdo natë me ‘mullixhiun’ – doli e tha se në muajin Tetor e tutje familjarët që do të harxhojnë mbi 800 Kwh energji elektrike, do të faturohen me çmimin e tregut. Pra, e përmbledhur në gjuhë të thjeshtë, ajo që tha Bela dje ishte se, qeveria e Edi Ramës u shtërngua deri më sot sa gati po jep shpirt nga sakrifica, por tani pilafi nuk mban më ujë. Deri në 800 kwh Qeveria do bëjë si do bëjë dhe nuk do ta rrisë çmimin e energjisë, ama mbi këtë harxhim – që sipas llogaritjes së ‘pjeshkave’ të Ramës, alla Bella e alla Ibrahimaj e bëjnë vetëm zengjinët, ata të poshtër që jetojnë në mirëqenie – do të faturohen me çmimin e tregut.

Ne kemi shkruar edhe herë të tjera për këtë çështje dhe, bazuar në atë çfarë thonë ekspertët e energjisë, 700 (siç ishte ideja fillestare), apo 800 kwh, një familje i harxhon duke sakrifikuar maksimalisht, deri në stilin e jetës “dush një herë në javë”.  Prandaj mund të kuptohet lehtë çfarë laku po i lidh për fyti kjo qeveri shqiptarëve në një kohë kur çmimet nuk po njohin më as tavan e as qiell.

Por, përveç kësaj, një tjetër çështje mban erë në këtë vendim.

Kjo Bela dje bëri lojën e propagandës: i futi ca shifra gjoja të çmimit aktual të tregut të energjisë elektrike për të thënë që “rritja ka kaluar të gjitha parashikimet e qeverisë”. Ajo tha, herë 500 euro e herë 600 euro është eneregjia në bursë. Pak a shumë si ajo loja që Bordet e Ramës po bëjnë me karburantet. Bie çmimi i naftës në bursë, rrit çmimin Bordi në Shqipëri dhe justifikohen, jo nafta e përpunuar, jo e papërpunuar. Ha dru shqiptari i shkretë…

Kështu bëri edhe kjo Bela dje. Formula e propagandës e kishte urdhëruar të thoshte që në botë po bëhet nami dhe, me gjithë dëshirën e mirë, babai i Kombit, Edi Rama dora vetë, nuk na mbron dot më.

Por propaganda, njerëzve që jetojnë në këtë vend, nuk i jep as bukë, as ujë, as nergji elektrike. Prandaj ne po pyesim Belën:

–          Po mirë, moj Bela, sa do ta vendosësh çmimin ti në Tetor e mbrapa, se çmimi i energjisë sikur ndryshon çdo ditë?!

–          Po mirë, moj Bela, si e ka punën Shqipëria në blerjen e energjisë në tregun ndërkombëtar se ne nuk jemi Algjeria. Zoti na ka dhënë burime hidrike pa fund… Apo ato allishvarishet e projekteve të hidrocentraleve nuk të thonë gjë ty?!

–          O Bela, atë çmimin ti, do ta vendosësh bazuar në blerjen që bën KESH jashtë apo në hidrocentralet e vendit? Se tjetër gjë ta prodhodh vetë e tjetër gjë t’ia marrësh frëngut!

–          O Bela, sa KW keni shitur fshehurazi? Sa keni ruajtur? Sa keni depozituar apo dhënë borxh?

–          O Bela, meqë keni gjithë këta muaj që bërtisni “do ju rrisim çmimin”, një plan veprimi nuk bëtë ju, apo ishit të zënë, ti me jaranin e ai tjetri i hiqte ndonjë vizë?!

O Bela, a të keqen, sqarona pak se atë fytyrën e përvuajtur që bërë dje kur po bëje sikur po të priste barku për mirëqënien e shqiptarëve nuk e kapërdijmë dot. As nuk të shkon fare, jo për gjë. Ulu fol një herë me KESH, OSHEE a si ju thoni tani, kurseni ndonjë lek nga ato që do u paguani punonjësve për ndërhyrje estetike, e na jep drejtim./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej