Enkelejd Alibeaj: Celibashi i KQZ-së po u shërben kundërshtarëve tanë, vendosi të na përjashtojë, ja çfarë do të bëjmë

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar komisionerin Ilirjan Celibashi për vendimin e marrë këtë pasdite, për të mos regjistruar këtë forcë politike për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Shkak u bë mungesa e firmës së Lulzim Bashës në deklaratën solemne.

“Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet”, shkruan Alibeaj në reagimin e tij.

Më tej, kryetari i komanduar i PD thotë se ata do të ndjekin rrugën ligjore për ta regjistruar këtë forcë politike në zgjedhje, pavarësisht pengesave. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë shprehur pas vendimit të marrë nga Ilirjan Celibashi, se do të bëjnë ankimim në KAS.

Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD:

Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike.

Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!

Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej