Erion Veliaj në betejën e fundit për të marrë karrigen e Kryeministrit

Erion Veliaj në betejën e fundit për të marrë karrigen e Kryeministrit Nxjerra jashtë loje e PS-së në zgjedhjet e ardhshme dhe zgjerimi i grupimit që lobon për kryebashkiakun Edhe pse duhen ende edhe rreth 9 muaj deri në zgjedhjet bashkiake, Erion Veliaj ka filluar organizimin e punës për një fushatë që pret t’i japë mandatin e tretë si Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Edi Rama, ende nuk e ka pranuar zyrtarisht se kandidati i PS-së për Tiranën do të jetë Veliaj, por pavarësisht kësaj, ky i fundit – siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë – në një intervistë për ‘News 24’ pohoi se do të ishte ai kandidati. Të jetë një sfidë për Kryetarin e Partisë së tij apo Erion Veliaj po përgatitet për betejën e fundit politike që do ta çojë aty ku ka ëndërruar qysh ditën kur kërcente nëpër party me fustane grash dhe reçipeta?

Që Erion Veliaj ka krijuar rreth vetes një grupim të fortë dhe pushtet thuajse absolut, kjo u pa që në zgjedhjet e 25 prillit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për impenjimin apo për formulat e pushtetit që kryebashkiaku jepte pa doganë dhe krejt jashtë profilit të tij. Tani është zyrtare dhe ka një listë me emra të përveçëm deputetësh që i binden qorrazi kryetarit të bashkisë së kryeqytetit. Ata janë gati ti shërbejnë haptazi dhe para “Lalit” nuk vënë as kryeministrin.

Është zyrtare dhe e provuar që Erioni luan fort me institucionet e drejtësisë dhe nëse ai ia hedh pa lagur skandalit të inçeneratorëve, llogaridhënia e tij para drejtësisë do të jetë pothuaj e pamundur, për të mos folur për hijet e dyshimit dhe pikëpyetjet që do të vihen mbi ndërshmërinë e reformës në drejtësinë shqiptare. Është zyrtare që Erion Veliaj kontrollon pjesën më të madhe të biznesit më fitimprurës, atij të ndërtimit.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm me oligarkët e njohur që drekojnë me Ramën dhe gdhihen me Veliajn. Është fjala për një grupim të tërë ndërtuesish që kanë përfituar leje kundrejt shërbimeve që i ofrojnë Lalit. Në çdo kohë ata do të jenë gati të paguajnë për të, siç kanë bërë edhe më parë… Është zyrtare tashmë që Erion Veliaj ka blerë pjesën më të madhe të medias në Shqipëri dhe paguan shuma marramendëse çdo muaj që askush të mos thotë asnjë të vërtetë për të.

Zarfet që dalin nga zyra e Lalit rrëfehen si të paprecedente në historinë e çdo vendi. Ka mbetur vetëm Partia. Këtë Erion Veliaj po e nxjerr jashtë loje me shumë lezet. Aktualisht me urdhër të tij dhe bindje unanime nga deputetëve të Tiranës janë hequr nga detyra të gjithë kryetarët e degëve dhe në vend të tyre janë emëruar njerëzit e Lalit. Kamikazë të rinj, pa teserë partie, pa interesat e hallexhinjve që presin nga duart e politikës dhe që janë gati të hidhen në erë për kryetarin. Për brumosjen e tyre Lali ka kohë që punon, i ka ushqyer si pulat e një pularie dhe tani i ka shpërndarë nëpër njësitë e Tiranës duke krijuar një valë të fortë pakënaqësie tek ata që kanë vite që i shërbejnë Partisë Socialiste.

Me çfarë mund të shpjegohet kjo bindje e deputetëve dhe emrave të fortë në PS-së? A ka një marrëveshje të fshehtë për kalim të pushtetit nga Rama tek Veliaj? A është e vërtetë që Aleks Soros e ka shitur Ramën dhe tani po investon 100% tek Erion Veliaj? Zërat brenda PS-së thonë se e gjithë energjia e Edi Ramës është përqendruar tek gjetja e një pune fisnike për veten pas largimit nga detyra e Kryeministrit. Nuk ishin rastësore fjalët që ai nxori për veten e vet për punësimin në NATO.

I bindur se i ka shërbyer atdheut dhe se shqiptarët hanë me lugë floriri prej mbrojtjes që u ka bërë ai, Edi Rama e di se nuk e ka të gjatë qeverisjen e tij. Narcist dhe psikosocial ai nuk është nga ata që e vret mendjen për fatin e partisë apo se kë do të lërë pas ikjes. Për ti shpëtuar litarit, Rama është gati të degdiset kudo që ai e gjykon si “fund të lumtur të një karriere të suksesshme” Prandaj dhe ndoshta nuk po ndihet për pushtetin e pamatë që Erion Veliaj e ka ndërtuar me mund dhe përgjatë gjithë këtyre viteve.

Shërbim si të Erionit, Rama nuk ka ku gjen. E ka tallur, përdhosur, përdhunuar dhe ai nuk është ndjerë. Madje ndërkohë që Kryeministri masturbonte nga qejfi, Erioni punonte dhe u hiqte nga një tullë pushteti njerëzve të afërt të tij. E përfol Belinda Balluku si zëvendësuese e Erionit? Rama e degdisi në Dibër. Donte Damiani të fitonte terren?

Rama e detyron të ulë kokën e të shijojë lirinë se mund të ishte edhe në burg. Fitoi pushtet më shumë se sa duhet Taulant Balla? “Rastësisht” përhapen lajme me bandat që ai drejton dhe Taotao shkon nga Elbasani në Fier. Tani është radha ti marrë partinë dhe atë ka filluar ta bëjë me sukses. Kështu Lali shpëton edhe nga detyrimi i punësimeve dhe shijon krejt i vetëm me piranjat që e rrethojnë karrigen që e ka dëshiruar aq shumë./Shkodranews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej