“Ervis Martinaj është gjallë”

Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ka folur për “zhdukjen” e Ervis Martinajt. Gjatë një interviste në Fax News, Prençi tha se në fillimet e tij Ervis Martinaj nuk ka qenë person i inkriminuar, por një njeri me shkollë dhe i arsimuar në fushën e ekonomisë. Sipas tij, gjithçka ndryshoi me përfshirjen e tij në fushën e lojërave të fatit dhe kjo e implikoi atë në akte të rënda.

Ai u shpreh së ish-biznesmeni është gjallë, ndërsa theksoi se beson që vetë Martinaj të dalë një ditë dhe t’u thotë në sy politikanëve se ai ka blerë sistemin e drejtësisë pasi këtë mundësi ia ka dhënë sistemi i korruptuar i drejtësisë në Shqipëri.

“I kam thënë gjërat për Ervis Martinaj. E kam shprehur me bindje të plotë se Vis Martinaj, ai pasi mbaroi shkollën nuk ishte person i inkriminuar. Por i shkolluar si gjithë shqiptarët e tjerë, në nivelin e menaxhimit të biznesit.

Fakti që flasin jo vetëm thashethemet, por edhe dokumentet që një biznes i tillë ka paguar tatimet, ka paguar policët, dhe ai ka qenë i suksesshëm për këtë. Pastaj atij i është bërë një luftë e pandershme për ekonominë që kishte vendosur, dhe është zhytur në inkriminim. Kam bindjen se ai është gjallë”, deklaroi Shemsi Prençi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej