Evazioni fiskal në Dogana: Makinat luksoze zhdoganohen si mjete të dëmtuara

Pas skandalit me emërimet në nepotike në Doganat Shqiptare, zbulohet një tjetër skandal ne institucion e drejtuar nga Genti Gazheli.

Një hetim i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit në ministrinë e Drejtësisë në Doganën e Durrësit, ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të shmangies së detyrimeve me zhdoganimin e makinave luksoze të cilat klasifikohen si të dëmtuara që në import.

Gjithçka ndodh me bekimin e drejtorit të përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli, i cili ligjëron praktikat korruptive të vartësve të tij të besuar. Dokumenti që News24 zotëron është i majit 2022, dhe është akti i konstatimit i drejtorisë antikorrupsion. Aty janë analizuar 16 praktika zhdoganimi të mjeteve luksoze të dëmtuara, të cilat pasi riparohen në Shqipëri futen në qarkullim. Kështu një mjet luksoz ‘Mercedes Benz GLE’, i viti 2020, i cili referencën për pagimin e taksave e ka 58 mijë euro, është zhdoganuar me një referencë prej vetëm 11 mijë 793 euro. Antikorrupsioni i ministrisë së Drejtësisë konstaton se është shkelur urdhri i ministrit të Financave, i cili saktëson se transaksioni i paraqitur nuk mund të zbresë kurrë poshtë 40% të vlerës kur malli është i ri. Historia përsëritet me të tjera makina luksoze, që janë zhdoganuar shumë herë me pak se vlera e tyre reale.

Një ‘Mercedes Benz GLC’ i vitit 2017 është zhdoganuar për 3904 euro, ndërkohë që vlerën reale e ka 24 400 euro,. Një tjetër ‘Mercedez GLC’ po i vitit 2017, nga 31400 euro është zhdoganuar për 9400 euro. Kurse një ‘Mercedes GLE’ hybrid i vitit 2020 ka kaluar traun e doganës për 21 753 euro ndërkohë që referencë e kishte 61 800 euro. Në një praktikë tjetër një ‘Volkswagen passat’ i 2015 është zhdoganuar praktikisht falas, pasi vlera e referencës i ka dalë 2160 euro, nga mbi 10 mijë që e ka në të vërtetë.

Në fakt zhdoganimet e mjeteve nuk bëhen drejtpërdrejt nga dogana e Durrësit, aty thjesht kalon praktika. Zhdoganimi behët nga drejtoria qendrore e vlerës në Tiranë, e cila përpilon vlerën e zhdoganimit, vulos deklaratën doganore dhe i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve. Hetimi zbulon po ashtu se njësia qendrore në tiranë nuk ka administruar foto të gjendjes reale të mjeteve luksoze në sheshin e trageteve në portin e Durrësit apo terminalin e kontejnerëve, por është mjaftuar me foton e internetit.

Në këtë mënyrë janë llogaritur edhe dëmet duke i zbritur referencën e zhdoganimit mjeteve luksoze. Në këtë mënyrë procedurat nuk janë bërë duke e bërë kontrollin fizik mjeteve luksoze, por thjesht duke u bazuar në fotot që gjenden në faqet e internetit të ankandeve. Në aktin e konstatimit të drejtorisë anti korrupsion thuhet shprehimisht se këto praktika pa foto ilustruese ngrenë dyshime nëse këto mjete kanë qenë realisht të dëmtuara dhe nëse po a është kjo shkalla reale e dëmtimit. Duke përmendur një rast zhdoganimi me këtë procedure pa foto reale, antikorrupisoni thotë së referenca e zhdoganimit të mjetit mjaft luksoz ‘Mercedes GLE’ i vitit 2021 ka zbritur nga 64 500 euro në 26 160 euro, shmangia e detyrimeve është mbi 8 mijë euro. E gjithë skema ka drejtim piramidal, ku nga baza në Durrës merret miratimi në qendër në Tiranë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej