Evis Kushi “maska” në krye të basteve dhe lotove sportive; ministre e arsimit apo ministre e bixhozit

jallëzi e kryeministrit Edi Rama, për të krijuar mendimin sikur ai është kundër basteve, por rihapja e tyre është “nismë edukimi sportiv” e Ministrisë së Arsimit; dhe sikur bastet nuk po i rihap ai si monopol me vëlla Olsin dhe mafiozët Fidel Ylli, Dajlan Avdia i kullave, Gaz Demi e dhëndri i Erdoganit

Para një jave është bërë një lëvizje në menaxhimin e skemën për rikthimin e basteve online, duke caktuar Ministrinë e Arsimit në vend të Ministrisë së Ekonomi-Financave, ndërsa drejtuese e grupit qeveritar u emërua ministrja Evis Kushi.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ministresha Evis Kushi do merret me të gjitha fazat dhe procedurat deri në miratimin e ligjit për rihapjen e basteve, duke bashkëpunuar me Fidel Yllin e Komitetit Olimpik dhe me Armando Dukën e Federatës së Futbollit.

Kalimi i kompetencës për menaxhimin projekt-ligjit të basteve online, deri në fazën e votimit në parlament me relacion nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, është djallëzi e kryeministrit për të pastruar veten nga akuzat e faktuara.

Me këtë veprim, Babloku po synon të krijojë bindjen te shqiptarët, se ai vazhdon të jetë kundër basteve, dhe se ato nuk po i rihap ai me vëlla Olsin dhe mafiozët Fidel Ylli, Dajlan Avdia, Endri Meksi, Gaz Demi e dhëndri i Erdoganit, siç akuzohet.

Por, sikur ri-kthimi i basteve online, është “nismë edukimi sportiv” dhe këmbëngulje e Ministrisë së Arsimit, që do sigurojë të ardhura për ekipet e terrenet sportive të shkollave, mbështetur profesionalisht nga Komiteti Olimpik dhe Federata e Futbollit.

Në fakt, kjo nismë është e Edi dhe Olsi Ramës në bashkëpunim me mafien ndërkombëtare të bixhozit, duke përdorur si tellall trafikantin Fidel Ylli, që do jetë pjesë e biznesit të basteve.

Ndërsa si fasadë zyrtare e  publike, po përdorin Ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila realisht nuk ka lidhje me bastet as personalisht e as si ministri, por e di që është biznes fitimi miliona Euro për Edi e Olsi Ramën, dhe grupin mafioz që do marrë monopolin e basteve.

Sipas ligjit “Për arsimin”, ministres dhe krejt zinxhirit drejtues nga qendra e deri në shkolla, u ndalohet të merren me propagandë e aktivitete bixhozi qofshin edhe të ligjshme, madje as nuk duhet të angazhohen në nisma mafioze si kjo e rihapjes së basteve online.

Mirëpo Evis Kushi, është bërë nismëtare e hapjes së basteve online dhe po drejton procesin ligjor, kur Ministria e Arsimit mbulon shkollat para-universitare, ku 60% e nxënësve janë të moshës 13-18 vjeçare dhe dinë mirë se çfarë është bizhozi.

Për më tepër, që ky ves edhe me pasoja kriminale, po promovohet e drejtohet zyrtarisht nga vetë ministrja e Arsimit, si “lodër” kryeministrit dhe mafies së basteve, nën maskën e gjoja marrjes së fitimit për ekipet e këndet sportive të shkollave.

Ndërkohë që ligji e përcakton, që institucionet arsimore nuk duhet të pranojnë asnjë qindarkë donacion e bazë materiale nga lojërat e bixhozit, as kur ato janë të ligjshme./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej