Familjarët gjejnë pa shenja jete 52-vjeçarin në Tepelenë, dyshohet se ka vrarë veten me automatik

Tepelenë/Informacion paraprak

Në pasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej