Duke artikuluar fjalët me rrokje e duke mos arritur as të lexojne atë që ju ishte shkruar, kandidatët për kryetar të partisë socialiste në 3 bashkitë e qarkut Shkodër kanë bërë figuren më të shëmtuar të mundshme përpara të deleguarve të kryesisë së PS.
Aq sa takimet në Malësi të Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz u filmuan nga partia socialiste dhe u vendos të mos bëheshin publike për median dhe qytetarët. Pasqyrimi i vetëm u bë përmes fotove në rrjetin social të sekretarit të përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri, ndryshe nga takimet e tjera ku u publikuan videot dhe të majtët e bashkive respektive dëgjonin çfarë kishte për të thënë secili kandidat, cili ishte vizioni i tij dhe mënyra se si do ta drejtojë degën respektive.
Fshehja me vetëdije e asaj që në të vërtetë përfaqësonin këto kandidatë është dëshmia me e mirë se socialistet duan të vendosin në krye të degëve emra që janë të besuar të deputeteve të caktuar apo njerëzve me influenca në këto zona. Prandaj edhe mbajtja “sekret” e artikulimit të tyre bëhet për të mos u bërë më shumë qesharak me procesin, që është as më shumë dhe as me pak por farsa e radhës.
Zgjedhja e kryetarit të degës fare mire mund të bëhej përmes votës, apo në rastin më të keq duke e emëruar pa bërë lojra me gara e kandidat rival, që askush nuk i beson më.
Tashmë në 5 bashkitë e qarkut brenda pak ditesh do të mësohen të emëruarit e deputetëve apo kryetarëve të bashkive dhe çudia më e madhe 3 ditë do të zgjasë!/ShkodraNews