Fati i Olta Xhaçkës në fije të perit, Kushtetuesja nesër në test para politikës

Gjykata Kushtetuese do të jetë para testit të madh ditën e nesërme. Partia Demokratike ka dorëzuar dy padi sa i takon mandatit Olta Xhaçkës dhe nesër do të mbahen dy seanca njëra pas tjetrës për të përcaktuar nëse duhet t’i hiqet apo jo mandati i deputetes.

Burri i Olta Xhaçkës doli investitor strategjik duke marrë prona në bregdet. PD dorëzoi kërkesa në Kuvend për t’i hequr Xhaçakës mandatin e deputetes me argumentin se ajo është në konflikt interesi. Socialistë e zvarritën çështjen rreth 6 muaj dhe në fund e mbrojtën duke refuzuar heqjen e mandatit. Për këtë arsye demokratët ju dorëzuan të ndarë Kushtetueses. Të parët që bënë padi ishin grupi i Alibeajt, ndërsa të njëjtën gjë bëri dhe grupi i Berishës.

Për këtë arsye gjykata nesër do zhvillojë dy seanca të ndara. E para do të nisë në orën 10.00, ndërsa seanca tjetër në orë 13.00.

Këto dy seanca duket se do jenë në test për Gjykatën Kushtetuese. Dje kjo e fundit u plotësua me 9 anëtarë dhe për herë të parë ka një trupë me figura të reja. Deri më tani në vendimet që ka dhënë Kushtetuesja ka luajtur me dy porta. Argumentet kanë qenë jo shteruese duke kënaqur të dyja palët. Por rasti i Olta Xhaçkës është flagrant. Burri i saj ka dalë investitor strategjik dhe kemi konflikt të pastër interesi.

Artan Gaçi ka përfituar 8 mijë metër katror tokë në Himarë. Konkretisht, për 8000 m2 tokë e plazh, që kanë marrë për resortin “Dreamades Luxury Suites” Gjilekë-Himarë, Artan Gaçi e Olta Xhaçka, kanë paguar 70 mijë lekë tarifë për shërbimet administrative dhe 15 mijë lekë, tarifë për menaxhimin e procedurave të investimeve strategjike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej